Arbëri

KOSTT-i kundër amendamentit që vendos koeficientin 1 deri 7 për punëtorët e ndërmarrjeve publike

Descriptive Text

Kundër amendamentit për vendosjen e koeficientit nga 1 deri në 7 për punëtorët e ndërmarrjeve publike, ka dalë Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike, KOSTT.

Kryeshefi Ilir Shala, e ka cilësuar këtë si ditë të rëndë për ndërmarrjen KOSTT.

Ai ka thënë se është nënçmim, degradim dhe poshtërim për gjithë stafin e KOSTT ky nivel i koeficientit duke marrë parasysh përgjegjësitë e ndërmarrjes, transmeton KTV.

“KOSTT nuk mund të krahasohet me kompaninë e pastrimit, ujësjellësit, ndërmarrjeve publike tjera në Kosovë. KOSTT është e lidhur me tërë Evropën dhe në këtë kontekst ka përgjegjësi të mëdha për sigurinë e furnizimin me energji elektrike për tërë Kosovë dhe ndaj Rrjetit Evropian” ka shkruar Shala në rrjetin social Facebook.

Derisa ka thënë se është i bindur se 80 për qind e deputetëve nuk e dinë se çka është KOSTT-i roli dhe përgjegjësitë e saj.