Arbëri

Lista Serbe: Shkarkimi i Rikalos u bë pasi nuk pajtohemi me politikën e Kosovës

Foto: Koha / ilustrim

Pas shkarkimit të sotëm ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo nga kryeministri Ramuih Haradinaj, përmes një kumtese që e kanë publikuar medie të Beogradit, ka reaguar Lista Serbe nga radhët e së cilës është ish –ministri.

Haradinaj shkarkon Rikalon si kusht të PSD-së, jo për shkak të skandaleve

Në këtë kumtesë, transmeton Koha.net, thuhet se Nenad Rikalo është shkarkuar pasi që Lista Serbe dhe anëtarët e saj nuk pajtohen me politikën e shuarjes së të drejtave të serbëve dhe të interesave të tyre.

“Për këtë arsye jemi në dorëheqje që nga marsi i vitit 2018 dhe kurrë e me asnjë çmim nuk do të pranojmë të bëhemi folklor dhe dekorim i askujt”, thotë kumtesa.

Ajo shton se Qeveria e Kosovës nuk ka legjitimitet pa përfaqësues të popullit serb.

“Lista Serbe forcën vet e ka nga përkrahja e popullit serb, ndaj Kosova nuk do të na thyejë, ndërsa vendimi i sotëm na bën edhe më të fuqishëm dhe më të vendosur që të luftojmë për popullin tonë”, thotë kumtesa.