Arbëri

Abdixhiku: Nuk e votojmë këtë buxhet që mbështet interesa partiake

Deputeti i LDK-së dhe njëherësh kryetari i Komisionit për Buxhet, Lumir Abdixhiku ka thënë se grevat kanë qenë të realizuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Abdixhiku, në hollin e Kuvendit, para se të nisë seanca për Pagat e ai për Buxhetin, ka thënë se ato janë nisur dhe përfunduar përmes urdhrave politike, raporton KTV.

Image

Ai ka folur edhe për buxheti ku ka thënë se pavarësisht ndërhyrjeve për përmirësim buxheti vazhdon të ketë defekte të mëdha dhe i njëjti do të pamundësojë realizimin e projekteve kapitale dhe zhvillimin ekonomik.

“Nuk e mbështesim këtë buxhet që mbështet interesat partiake, i cili në masë të madhe shkon në paga dhe skema sociale” ka thënë Abdixhiku.