Arbëri

Hoti: Rikalo nuk i duhet Haradinajt që ka gjetur partner të ri

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e qeverisë së Kosovës që të shkarkojë ministrin Nenad Rikalo me kusht të PSD-së.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se Rikalo nuk i duhet më Haradinajt që ka gjetur një partner tjetër për ta mbajtur qeverinë edhe për disa ditë.

“Qytetarët e Dardanisë kërkuan që të shkarkohet Rikalo për dhunën ndaj shqiptarëve gjatë luftës. Haradinaj nuk e shkarkoi se i rrezikohej qeveria”, ka shkruar Hoti.

“Tash Rikalo nuk është i rëndësishëm, pasi Haradinaj e ka gjetur një partner tjetër. Për të mbajtur qeverinë edhe disa ditë, ai e shkarkoi atë. Kjo është ‘politikë’ e ‘vendimeve të mëdha’”, ka shkruar ai.