Arbëri

UP-ja rifillon procesin e organizimit të provimeve të janarit

Foto: Driton Paçarada

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur sot, diskutoi çështjen e organizimit të afatit të provimeve të janarit në njësitë akademike të UP-së.

Në këtë takim, senatorët u pajtuan që nga e hëna, 4 shkurt 2019, të fillojë procesi i organizimit të provimeve.

Senati njofton se SEMS-i për paraqitje të provimeve do të jetë i hapur në datat 4 dhe 5 shkurt 2019 ndërsa datat e mbajtjes së provimeve janë nga 6 shkurt 2019 deri me 28 shkurt 2019 (përjashtim nga këto data bëjnë ditët e festave zyrtare).

“Si rrjedhojë e kësaj, obligohen dekanët e njësive akademike që të riorganizojnë datat e provimeve për javët e humbura, sipas specifikave të njësive përkatëse. Po ashtu, informoheni se semestri veror për vitin akademik 2018-2019 në UP fillon me datë 25 shkurt 2019”, thuhet në njoftimin e Senatit të UP-së.