Hoti: Ligji për Paga duhet të tërhiqet e të rishkruhet, Qeveria të anulojë vendimin për rritje të pagave për vete Foto: Driton Paçarada

Hoti: Ligji për Paga duhet të tërhiqet e të rishkruhet, Qeveria të anulojë vendimin për rritje të pagave për vete

01 February 2019 09:25

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria duhet ta anulojë vendimin për rritje të pagave për vete, sepse ai vendim paraqet konflikt të interesit sipas vlerësimit të Agjencisë Antikorrupsion.

“Ligji për pagat në sektorin publik nuk respekton parimin "pagë e njëjtë për punë të njëjtë", apo parimet tjera parapara në nenin 3. Arsimtarët e shkollës së mesme paguhen sa truproja, i cili përveç pagës merr edhe shtesat për rrezikshmëri. Polici i thjeshtë ka koeficient 2, ndërkaq polici i ri 1.0. Ligji lë hapësirë për përcaktim të të ardhurave me vendime të organeve të tjera, duke lënë hapësirë që prapë me vendime ekzekutive të krijohen pabarazi në të ardhura”, ka shkruar Hoti në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Image

Me nenin 27, thotë tutje Hoti, ruhen pagat e larta të atyre që për shumë vite kanë përfituar shumëfish më shumë se vartësit e tyre ose të punësuarit e tjerë.

“Kjo bie ndesh me qëllimin e këtij ligji, që është harmonizimi i pagave në sektorin publik. Si i tillë, ky ligj duhet të tërhiqet. Ligji duhet të rishkruhet në konsultim me të gjitha kategoritë e të punësuarve në sektorin publik. Qeveria duhet të anulojë vendimin për rritje të pagave për vete, sepse ai vendim paraqet konflikt të interesit sipas vlerësimit të Agjencisë Antikorrupsion që është organi i vetëm që vlerëson ligjërisht konfliktin e interesit”, ka thënë tutje ai.

Kujtojmë se Ligji për Pagat dhe ai për Buxhetin, pritet të votohen nesër, ditë e shtunë, në Kuvendin e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme