Arbëri

Greva në arsim po kryen javën e tretë, por në disa shkolla në Gjakovë mësimi po mbahet

Albulena Musa është e vetmja arsimtare e cila është duke punuar në shkollën “Ahmet Rrustemi”, në fshatin Bec të Gjakovës.

Ajo thotë që nuk është kundër grevës, por që është kundër dëmtimit të fëmijëve, raporton KTV.

Ajo tregon se ka shpresuar që greva do të përfundonte më herët.

Ndërkaq, mësimdhënësit e tjerë të cilët kanë vazhduar edhe të enjten grevën, thonë se kundërshtimi i saj nga disa mësimdhënës është presion ndaj tyre.

Ata pranojnë se është shqetësuese humbja e procesit mësimor, por megjithëkëtë do të vazhdojnë të jenë këmbëngulës deri në realizim të kërkesave .

Në Komunën e Gjakovës shpresojnë se mësimi do të nisë së shpejti edhe në shkolla të tjera.

Në Komunën e Gjakovës mësimi ka filluar të mërkurën edhe në shkollën “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Shqiponjë dhe “Kongresi i Manastirit”, në fshatin Damjan.