Dogana paralajmëron grevë për nesër

Dogana paralajmëron grevë për nesër

31 January 2019 16:37

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, ka paralajmëruar për nesër greva për të mbrojtur pagat dhe statusin e zyrtarëve të doganave, të cilin e ka pasur deri më 29 janar të këtij viti, kur Komisioni për Administratë Publike ka amandamentuar projektligjin për pagat e sektorit publik.

Nëse këto dy kërkesa nuk përmbushen nga ana e Qeverisë, sindikalistët e doganës paralajmërojnë se qysh nesër mund të hynë në grevë të përgjithshme.

Ata kërkojmë ndryshimin e amendamentit në ligjin për pagat, pasi sipas tyre edhe Dogana duhet të mbrohet me ligj të veçantë si dhe të mos iu zbriten pagat, transmeton kp.

Kryetari i kësaj sindikate, Ali Vitija, tha se kërkojnë rangim sikur Policia dhe AKI-ja, të cilat trajtohen me ligj të veçantë.

"Sot kemi paralajmëruar një grevë për dy orë por për shkak të komunikimit e kemi shtyrë për nesër deri sa të marrim një përgjigje nga ana e Qeverisë. Në jemi me 570 punëtorë, gjatë këtyre viteve kemi shumë raste. Zyrtarët doganorë janë 24 orë në detyrë zyrtare duke punuar pa pushim. Ne ë kërkojmë pagat tona mos me u prek. Koeficienti i tanishëm i prek ato duke i ulur", tha ai.

Ndërsa, Ziavere Keqmezi, anëtare e kryesisë, bëri të ditur se greva kishte e qenë e paraparë për sot, porse tha se kanë lënë hapësirë për komunikim në mënyrë që të përfillen kërkesat e tyre.

"Në mbledhjen e mbajtur dje, është vendosur që në rast se nuk përfillen kërkesat tona, ne sot kemi paralajmëruar edhe grevën e cika është dashur të ndodhë në të gjitha pikat kufitare dhe në zyrat e brendshme, por e kemi shtyrë pasi kemi marrë informata dhe premtime se ministri Bedri Hamza do të shqyrtojë kërkesat tona dhe kemi lënë hapësirë deri nesër në orën 12", tha ajo.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme