Arbëri

Në Orllan dhurohet gjak për të nderuar heronjtë e kombit

Foto: Driton Paçarada

Shoqëria civile nga Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me komunitetin e banorëve të Orllanit, për nder të 31 janarit, ditës së rënies së heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, sot organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut nga vullnetarët.

Ky aktivitet organizohet si nderim dhe mirënjohje për veprën dhe heroizmin e treguar nga heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, shkruan ksp.

Njoftohet se aktiviteti është i hapur për pjesëmarrje të të gjithë qytetarëve të vendit, prandaj organizatori iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar të bëhen pjesë e këtij aktiviteti për të dhuruar gjak që shpëton jetë.