Arbëri

AKU bllokon në Portin e Durrësit 41.7 ton banane të prishura

Bananet vinin nga Kosta Rika, ndërsa pas kontrollit rezultoi se ishin të prishura. AKU-ja thekson se do të ndjekë të gjitha procedurat doganore për kthimin në origjinë të sasisë së bllokuar të bananeve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në portin e Durrësit 41.7 ton banane të prishura. Sipas njoftimit, bananet vinin nga Kosta Rika, ndërsa pas kontrollit rezultoi se ishin të prishura.

Menjëherë pas konstatimit, u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton. Gjithashtu, AKU-ja thekson se do të ndjekë të gjitha procedurat doganore për kthimin në origjinë të sasisë së bllokuar të bananeve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se ka forcuar masat për sigurinë ushqimore, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pasi është një sfidë e përbashkët.