Arbëri

Fondi për Drejtën Humanitare nuk e përkrahë gjykimin në mungesë

Dhjetëra lëndë janë dorëzuar në Prokurori vetëm gjatë 2018-s nga familjarë të viktimave të luftës.

Por, ndjekja penale e të dyshuarve ka qenë e pamundur shkaku se Kodi i Procedurës Penale nuk lejon gjykimin në mungesë, raporton KTV.

Megjithëkëtë, ky Kod është ndryshuar dhe ka kaluar në disa komisione parlamentare, kurse tani është mundësuar gjykimi në mungesë.

Të hënën për të kanë votuar në Komisionin për Integrime Evropiane.

Por, Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare nuk pajtohet me këtë ndryshim, pasi që, sipas tij, gjykimi në mungesë shkel të drejtat për mbrojtje të të pandehurve.

Ndërsa, ky propozim ndryshim, përkrahet nga prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, e cila thotë se gjykimi në mungesë është domosdoshmëri në një situatë kur shumica e kriminelëve të luftës janë jashtë Kosovës.

Hajdari sqaron se gjykimi në mungesë ndodh pasi të jenë shterur të gjitha mundësitë ligjore për të siguruar praninë fizike të të pandehurit në procedurë.