Arbëri

VV-ja nis mbledhjen e nënshkrimeve për debat parlamentar rreth gjendjes në arsim

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procedurat për mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një debati parlamentar rreth gjendjes në arsim si pasojë e grevës.

Kështu ka bërë të ditur për "Kohën Ditore", kryetari i Komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi. Sipas tij, Vetëvendosje po tenton që ky debat të mbahet në fillim të muajit shkurt.

"Si Vetëvendosje në mbledhjen e grupit parlamentar jemi marrë vesh që të nisim procedurat për një debat parlamentar për situatën në arsim por varet se a i sigurojmë nënshkrimet. Në atë debat duhet të jepen propozime për situatën që është krijuar pas grevës dhe gjetjen e një zgjidhjeje", ka thënë Kurteshi.