Arbëri

Dy vuthjanë hapin rrugën e mbyllur nga bora nëpër Kelmend

Guci, 28 janar - Bora e madhe që ka rënë ditëve të fundit në zonën e Kelmendit ka lënë shumë rrugë dhe vendbbanime të bllokuara si rrjedhoje mosangazhimit të organeve përkatëse të atjeshme .

Dje, siç transmeton Plava e Gucia Sot, duke filluar nga ne ora tetë e mëngjesit dy vuthjanë të përkushtuar, Kelemnd Ahmetaj dhe Dardan Qosaj, shkuan përtej kufirit ndarës nga dogana në Vërmosh mase 17 km ne brendësi të shtetit shqiptar që me makinerinë që posedojnë për të hapur rrugën e bllokuar nga bora deri te Gropat e Selcës.

Duhet theksuar se fal angazhimit dhe përkushtimit të Kelmend Ahmetajt të gjitha rrugët lokale në Vuthaj janë të hapura, ndërkaq rrugën Guci – Vuthaj e ka hapur komuna e Gucisë vetëm deri te vendi i quajtur Shtrejt.