Arbëri

Sindikata e Judikaturës pezullon grevën

Descriptive Text

Sindikata e punëtorëve të Judikaturës, ka njoftuar se ka pezulluar grevën me ofertën për rritje të koeficientit për 25 për qind.

“Sindikata e Judikataturës së Kosovës u përkujton Parlamentit, grupit parlamentar të legjislacionit dhe Qeverisë se kjo sindikatë e ka pezulluar grevën me ofertën për rritje të koficientit për 25 përqind”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Koha.net.

Tutje, thonë se nëse nuk aprovohet oferta e Ministrisë së Drejtësisë, ata do të aktivizojnë grevën me kërkesa të shtuara.

Më herët, ata kanë kërkuar edhe rregullimin e statusit të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që kjo sindikatë me punëtorë hynë në grevë për të njëjtën arsye, rritjen e pagave.