Arbëri

Haradinaj s’e di kuptimin e postimit të Thaçit me ‘borën’, thotë se ka kohë që s’janë takuar

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka dashur të komentojë rreth statuseve të presidentit, Hashim Thaçi, një ditë më herët në facebook.

Ai ka thënë se nuk e di se çka ka dashur të thotë presidenti sepse ka kohë që nuk janë takuar.

“Ne kemi kohë që nuk jemi takuar, nuk po e di për çka ka aluduar presidenti. Ne si qeveri po punojmë për materien e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kemi pasur takime multilaterale, por një me një ka kohë që nuk jemi takuar”, tha Haradinaj, raporton KTV.

Kujtojmë se mbrëmë kreu i shtetit, Hashim Thaçi, pa përmendur emra, ashtu siç bënë shumë herë, duket se i është drejtuar kryeministrit Haradinaj, duke shkruar “Bora ka zënë të shkrihet shpejt... Uroj të mos bëhet skllotë! HTH”.

Metafora e shkrirjes së borës është përdorur së fundi nga kryeministri Ramush Haradinaj, që e ka shfrytëzuar për të bishtnuar përgjigjen nëse taksa do të hiqet.

Ai ka thënë se edhe qëndrimi për taksën mbetet i njëjtë. Kur foli për grevat, kryeministri tha se janë rezultat i ligjit.

“Normal që ka greva kur bën ligj pas 20 vjetësh” ka thënë Haradinaj.