Arbëri

Arifi thotë se në 9 vite, dialogu i ka shërbyer vetëm Serbisë – “s’do të jetë më kështu”

Descriptive Text

Avni Arifi, shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, thotë se në 9 vitet e fundit që është zhvilluar dialogu mes Kosovës e Serbisë, ka qenë krejtësisht në shërbim të interesave të kësaj të fundit.

Arifi, që njëherësh është edhe shef i stafit të kryeministrit Haradinaj, ka shkruar në Facebook se këtë e dëshmojnë edhe deklarimet publike të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Një dialog çfarë ka pas Kosova nuk duhet të ketë më kurrë. Dialogu në 9 vitet e fundit ishte dialog në shërbim të interesave të Serbisë. Këtë e konfirmon edhe presidenti serb Vuçiq në intervistën dhënë revistës serbe ‘Danas’ më 26/01/2019, citoj: ‘Dialogu e ka përforcuar pozicionin e Serbisë, me bisedime kemi blerë kohë dhe jemi rikthyer në lojë’. Vuçiq, Danas 27/01/2019”, ka shkruar Arifi.

Sipas tij, Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu të tillë.