Thaçi mblodhi në Burojë ish- komandantët e Drenicës

Thaçi mblodhi në Burojë ish- komandantët e Drenicës

27 January 2019 08:30

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me komandantët e UÇK-së të zonës së Drenicës janë mbledhur mbrëmë në Burojë për të festuar lirimin e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Mysafirë të presidenti ishin kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarë tjerë të Selimit, raporton kallxo.com.

Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, përmes një postimi në Facebook me mbishkrimin “Te nipi im Isni Thaçi me Presidentin, Kryetarin e PDK-së dhe gjeneralët”.

Të premten, paneli për lirim me kusht ka liruar ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme