Arbëri

Beteja e madhe e ngritjes së koeficientit, kryetemë në të dielën me “Koha Ditore”

Çfarë premtime kanë marrë mësimdhënësit gjatë fushatës zgjedhore të 2017-s dhe kush u premtoi atyre ngritje pagash prej 30 përqind? Kush me kë po përballet në betejën për paga? Sa kohë iu desh kryeministrit Haradinaj që ta rrisë pagën e tij, kush përfitoi e ku mbetën mësimdhënësit?

Çfarë parashihet të ndodhë me rastin e ndryshimit të projektligjit për paga dhe sa po kryejnë punë grevat si presion për një ligj që rrit barazinë në paga?

Këto janë disa nga pyetjet që marrin përgjigje në kryetemën e së dielës në Kohën Ditore, me titull “Beteja për koeficientin”.

Te tema e javës, po ashtu, gjeni shkrime për kërcënimet e tjera me grevë, ato nga punonjësit shëndetësorë dhe të mbi 20 mijë shërbyesve civilë.

Në intervistën e javës flet Jeton Mehmeti, nga Instituti GAP. Pse, sipas tij, rritja e koeficientit për paga do të krijonte pasoja të mëdha buxhetore? Pse ai vlerëson se në renditjen e koeficienteve, të favorizuara janë pozitat politike?

Lexoni edhe reportazhin “Dera që rri e hapur për viktimat”, portë kjo që përkujdeset për viktimat e dhunës.

Nga bota, gjeni artikujt për ndryshimin e botëkuptimit të udhëtimeve dhe ngritjen e hallall turizmit.

Në rubrikën ‘kosovarçe’ lexoni për mullirin 300-vjeçar të bukës dhe të barutit dhe vështirësitë që kanë përjetuar njerëzit për të bluar drithëra në mungesë të mullinjve të tjerë.

Lexoni edhe fejtonin për reformat radikale të viteve të 90-a në Shqipëri.

Rubrika e kulturës, këtë javë sjell shkrimet ekskluzive për anglezen misterioze të veprave me lëngje e ushqim si dhe për artin e plaçkitur kolonial.

Gjithashtu, për filma e libra të rinj, trendet e muzikës dhe lajmet nga teknologjia, gjeni informacione të shumta, para se të mbërrini te faqet e sportit.

Në faqet e sportit vijnë rrëfimet për kryetarin e katër klubeve dhe Amandën, basketbollisten me protezë.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës, në “Koha Ditore”.