Pak kërkesa për legalizimin e armëve pa leje

Luljeta Beselica Luljeta Beselica 25 January 2019 19:27

Alarmante për ambasadorin gjerman në Kosovë është mos-gjetja e origjinës së armës me të cilin u vra polici Izet Demaj në Istog, raporton KTV.

Në kuadër të fushatës për procesin e legalizimit të armëve pa leje në vend, ambasadori Christian Heldt tha se armët pa leje janë kërcënim për sigurinë.

“Në këtë rajon ka mbi 60 milionë armë të dyshimta dhe që janë kërcënim për sigurinë edhe pse kjo gjeografikisht është pjesë e Evropës. Dua të kujtoj vdekjen tragjike të zyrtarit policor para disa javësh që ndodhi në Kosovë që ra në detyrë dhe nuk kam detaje ta zëmë për origjinën e armës me të cilin ai është vrarë. Por mendoj se kjo është një shenj alarmante këtu në vend apo në gjithë rajonin”.

Më shumë se 200 mijë armë pa leje ende vazhdojnë të jenë në duar të qytetarëve të vendit, por shumë pak prej tyre kanë shprehur interesim që t’i legalizojnë ato.

Brenda muajit të parë të fushatës ‘Me letra’, vetëm 208 persona kanë aplikuar për legalizim.

“Kosova është përmirësuar ndjeshëm në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe atë jo vetëm nëpërmjet hetimit. Fushata “Me letra”, e cila nga sot do të ketë një shtrirje të gjithëmbarshme, përmes materialeve informuese mbështet zbatimin e ligjit për legalizimin e armëve dhe ndihmon që për gjashtë muaj sa është kjo kampanjë në vazhdimësi të ofrojë informata se çfarë duhet të dijë çdo qytetar për legalizimin dhe të inkurajojë që të marrin këtë hap...03’05”.

“E rëndësishme është t’u themi se çfarëdo rezultate që janë arritur, çfarëdo gjëra që janë bërë janë bërë sipas Konventës Ndërkombëtare që janë vendosur dhe të cilat Kosova po i përmbush dhe punën që ne po e bëjmë dhe të gjithë. Jemi llogaridhënës me të njëjtat standarde jemi duke punuar me pjesën tjetër të Evropës”.

Drejtori i Departamentit Operativ në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, tha se interesimi i personave për t’i legalizuar armët pa leje është i ulët.

“Drejtoria e Prizrenit 22 raste, 7 janë për armë brezi dhe 5 për pushkë gjuetie. Drejtoria rajonale e Gjakovës 40 raste, 11 raste për armë brezi dhe 29 raste për pushkë gjuetie. Drejtoria rajonale e Pejës 36 raste 18 janë armë brezi, 4 janë armë gjuetie, 14 armë tjera. Drejtoria rajonale e Mitrovicës së Jugut është 7 aplikantë, prej tyre 5 janë për revole dhe 2 për pushkë gjuetie. Drejtoria rajonale e Mitrovicës së Veriut fatkeqësisht nuk është asnjë aplikim që kërkon një angazhim edhe të partnerëve dhe të gjithë neve që të bëjmë një sensibilizim më të madh që edhe qytetarët në veri të legalizojnë armët ilegale.

Procesi për legalizimin e armëve ka nisur më 17 dhjetor 2018 dhe do të zgjasë deri më 17 qershor të këtij viti, ndërsa kjo fushatë është mbështetur nga misioni i UNDP-së në Kosovë, në partneritet me qeverinë gjermane.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme