Çfarë ndikoi në rritjen e shitjes së prodhimeve vendore

Shahadije Bikliqi-Dragaçina Shahadije Bikliqi-Dragaçina 25 janar 2019 19:07

Deri në 30 për qind shitje më shumë kanë bërë prodhuesit kosovarë, dy muaj pas vënies së taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, raporton KTV.

Bizneset kosovare thonë se ky vendim i Qeverisë i ka ndihmuar shumë.

Thonë se taksa ka ndikuar edhe në vetëdijesim të qytetarëve për të blerë produkte vendore.

Edhe statistikat doganore tregojnë se ka rritje të eksportit të prodhuesve kosovarë në vendet e tjera.

Pas vënies së masës mbrojtëse, edhe importi nga Shqipëria dhe Maqedonia ka shënuar ngritje.

Sipas zyrtarëve të doganës, 57 milionë euro më shumë janë importuar në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Derisa, nga Maqedonia janë importuar produkte ushqimore në vlerë prej 15 milion eurosh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme