Arbëri

Haradinaj: Taksa i hiqet Serbisë pas kontratës për tregti të lirë dhe marrëveshjes për njohje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në një konferencë për media ka përsëritur se taksa mund të suspendohet vetëm pas marrëveshjes për njohje të Kosovës nga Serbia.

Ai ka thënë se komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn do ta përgatisë kontratën për tregti të lirë mes dy vendeve, por që vendimi do të merret kur bëhen gati edhe kapituj të tjerë, pra kur bëhet edhe marrëveshja për njohje.