Arbëri

Të rinjtë, viktimat më të shpeshta të aksidenteve në Kosovë

Descriptive Text

Të rinjtë e moshës nga 19-25 vjeç janë viktimat më të shpeshta të aksidenteve rrugore në Kosovë, ndërkohë që aksidentet në trafik vazhdojnë të mbesin sfida kryesore globale.

Vetëm vitin e kaluar 128 persona kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e aksidenteve në rrugë, por edhe fillimi i këtij viti ka shënuar disa viktima nga aksidentet rrugore.

Kështu është e bërë e ditur në konferencën e 6-të ndërkombëtare “Inspektimi, Auditimi dhe Rëndësia e Sistemeve Inteligjente në Transport”, që është organizuar nga Kolegji Tempulli” me disa institucione të tjera.

Me këtë rast, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se aksidentet në trafik sot janë ndër vrasësit më të mëdhenj të njerëzimit në botë. Ai ka shtuar se në Kosovë vitin e kaluar ka pasur një përmirësim të numrit të aksidenteve, por që ka potencuar se ende vazhdojnë të jenë të shqetësuar sa i përket sigurisë në trafik, tranmseton kp.

Dy vendime që ky Këshill i ka marrë javën e kaluar sipas Lekajt janë të rëndësishme, ku i pari ka qenë për evidentim në bazën qendrore të të dhënave të Policisë së Kosovës për të gjitha mjetet rrugore të përfshira në aksidentet e trafikut dhe duke mundësuar publikimin online të tyre. Vendimi i dytë për inspektimin e infrastrukturës rrugore sipas standardeve evropiane të sigurisë.

I pari i Infrastrukturës ka thënë se si ministri kanë veprime konkrete në vendosjen e pajisjeve të sistemit inteligjent në rrugë.

Ndërkaq, drejtori i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Muhamed Krasniqi, është shprehur se ndjehet i shqetësuar me nivelin e njohurive dhe shkathtësive teknike në ngasje sidomos te shoferët fillestar, të cilët sipas tij janë shkaktarët më të shumtë të këtyre aksidenteve. Ndërkohë që ka thënë se shqetësuese mbetet edhe numri i madh i të ashtuquajturave vetaksidente.