Arbëri

Prej kur është djegur trafoja në Trepçë, mitrovicasit përballen me reduktime të shumta

Mitrovica është përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike dy ditët e fundit.

Për shkak të reduktimeve të ashpra, pronarë të bizneseve të ndryshme kanë deklaruar se kanë pasur vështirësi në punë, raporton KTV.

Telashet me rrymën janë shfaqur pas djegies së trafos brenda objektit të Trepçës në Mitrovicë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i ka thënë KTV-së se problemi është sanuar gjatë ditës dhe Mitrovicës i është kthyer energjia elektrike.