Arbëri

Kodi Civil, i gatshëm për konsultime pulbike

Descriptive Text

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri së bashku me Shefen e Zyrës së BE-së Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, hapën sot tryezën “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës,” organizuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, i cili po mbështetë Ministrinë e Drejtësisë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Tahiri ka theksuar se krahas Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, Kodi Civil ka qenë po ashtu prioritet themelor, meqenëse është një prej produkteve legjislative më të mëdha pas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ai ka shprehur bindjen se Kodi Civil do të ofroj dispozita të përshtatshme për krijimin e një ambienti ekonomik ku kontrata ka fjalën e fundit në zbatim.

Pas një pune dy vjeçare të ekspertëve, Draft Kodi Civil është i gatshëm që të dal në konsultime publike, para se të miratohet në Mbledhjen e Qeverisë dhe të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shefja e Zyrës së BE-së/ Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka theksuar se përfundimi i draftimit të Kodit Civil dhe publikimi për konsultime me publikun, është arritje e madhe në përafrimin e legjislacionit të Kosovës me vlerat evropiane.