“Komisioni Evropian vetëm po filozofon rreth dialogut Kosovë – Serbi” Foto: Koha / ilustrim

“Komisioni Evropian vetëm po filozofon rreth dialogut Kosovë – Serbi”

24 January 2019 13:22

Deputeti i Parlamentit Evropian Edward Kukan e ka kritikuar ashpër Komisionin Evropian dhe shërbimin e Politikës së Jashtme që e udhëheq Federica Mogherini, përcjell sot gazeta “danas”.

Shkak për këtë, sipas këtij medium serb, është dialogu i munguar Kosovë – Serbi rreth të cilit, ka thënë Kukan, këto dy institucione do të duhej të bënin më shumë, transmeton Koha.net.

“Komisioni Evropian dhe Shërbimi i jashtëm evropian lidhur me dialogun duhet të punojnë më shumë e të filozofojnë më pak”, ka thënë Kukan pas refuzimi të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që taksa ndaj mallrave të Serbisë të hiqet.

Kukan po ashtu e ka kritikuar qëllimin e Rumanisë që gjatë presidencës së saj në BE ta heqë Ballkanin Perëndimor nga rendi i ditës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme