Arbëri

Shqiptarët e harruar të Velesit, Leonora nuk di shqip, në shkollë mëson vetëm Maqedonisht

“Ekipi jonë përsëri u kthye në qytetin e Velesit. Tani jemi në fshatin e Starigradit. Këtu do të shohim se si fëmijët shqiptarë nuk mund të mësojnë në gjuhën e tyre amtare”, tha Afrim Jonuzi – gazetar i Tv21. Në fshatin Stari Grad të Komunës së Çashkës, jetojnë 50 banorë. Në shkollën fillore të këtij fshati mësojnë 7 fëmijë. Procesi mësimorë zhvillohet në gjuhën maqedonase, ndonëse nxënësit janë shqiptarë. Për shkak mungesës së arsimtarëve shqiptarë dhe librave shqip, nxënësit detyrohen të mësojnë maqedonisht. E për shkak kësaj fëmijët në këtë fshat, por edhe banorët dalëngadalë po e harrojnë shqipen, që e kanë gjuhë të nënës.

Në hyrje të fshatit takuam Leonorën. Ajo është klasa e katër. Kërkuam nga ajo që të recitojnë një vjershë.

“Unë e kam emrin Leonora Jakupi.

Ma trego një vjershë mua?

Shqip a dinë ndonjë vjershë?

Hiq….

Pamë se Leonora po ka vështirësi me gjuhën shqipe.

Më pas pasi u njoftuam me banorët. Ata u rrëfyen për hallin e tyre dhe brengën që fëmijët e tyre nuk po mundë të mësojnë në gjuhën amtare.

U mblodhën të gjithë fëmijët bashkë për të treguar se çfarë kanë mësuar në shkollë.

Nuk kishin asnjë libër në gjuhën shqipe.

Me ndihmën telefonit gjetëm disa fjalë në shqip për të provuar nëse mund të lexojnë shqip.

“Jo nuk po mundi të lexoj.

Jo nuk mundi”, tha Ensar Rushiti.

Përveç që nuk dinë të lexojnë, ata nuk munden as emrin e tyre ta shkruajnë në shqip.

“Këta nxënës shqiptarë, i njohin shkronjat, por vetëm ato të alfabetit cirilik”, u shpreh Ensar Rushiti.

“Gjyshe, gjyshe kush është më i pasur në botë”.

Çfarë është kjo?

Ververiçka

Drojën e asimilimit më së shumti e kanë prindërit. Ata shprehen të brengosur për këtë gjendje të fëmijëve të tyre.

Në shtëpi flasin maqedonisht, se ma lehtë u vjen, se në gjuhën maqedonase po mësojnë. Po si nuk kamë dëshirë të mësojnë fëmijët shqip, po nuk ka ku. Nga Komuna e Çashkës na kanë thënë që mund të bëhet, por deri tani asgjë nuk kanë bërë. Kryetari i komunës së Çashkës Goran Stojanovski, kërkoi nga prindërit që të lajmërohen në komunë dhe të shprehin problemin e tyre dhe më pas të marrin masa për zgjidhjen e problemit. “Në fshatin Starin Grad e di se edhe atje ka fëmijë shqiptarë që mësojnë në shkollën Petar Pop Arsov, në fshatin Izvor, deri më sot unë nuk kam marrë kërkesë zyrtare nga prindërit, që këto fëmijë të mësojnë në gjuhën shqipe”, tha Goran Stojanovski Kryetari i Çashkës. Gjendja ishte e njëjtë edhe në fshatin e Karasllarit në Veles, ku TV21 ishte 2 javë më parë. Me vite autoritet kanë premtuar se do ta ndryshojnë gjendjen, pro si duket shqiptarët e vendbanimeve si Velesi, Krusheva, Manastiri e Pilepi kanë mbetur të harruar.