Në Kuçovë nis ndërtimi bazës së parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Në Kuçovë nis ndërtimi bazës së parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor

24 janar 2019 11:56

Qielli i Tiranës u "pushtua" sot nga avionët e NATO-s të në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë. Shfaqja në ajër filloi rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës, pikërisht kohë kur momenti i fluturimit të avionëve u shijua nga të pranishmit në ceremoni por edhe kalimtarët në rrugë.

I pranishëm në ceremoninë e sotme ishte edhe komandanti i NATO-s, gjeneral Wolters, i cili ka ardhur në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën Ajrore të Kuçovës.

Në muajin gusht të vitit 2018 u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kuçovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

Qielli i Tiranës u "pushtua" nga avionët e NATO-s. Siç edhe duket në video ata u ngritën në qiell për disa minuta dhe zhvilluan një koreografi në nder të zyrtarizimit të aktivizimit të e Bazës së Kuçovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme