Në 100-vjetorin e vdekjes përkujtohet babai i kombit shqiptar

Në 100-vjetorin e vdekjes përkujtohet babai i kombit shqiptar

24 janar 2019 11:45

Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të Ministrave të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë.

Dita e sotme shënon 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit.

Ismail Qemal bej Vlora Qemali ka qënë veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të ministrave të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë. Homazhe për të janë zhvilluar në shtatoren e tij Tiranë nga Bashkia dhe presidenti Ilir Meta.

Nderime të shumta kanë ardhur edhe nga politikanë nga Kosova.

Në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shkruan:

Presidenti Ilir Meta ka vendosur lule tek shtatorja e Ismail Qemalit në Tiranë. Për mediat e pranishme, ai u shpreh se: Ismail Qemali së bashku me shumë patriotë të tjerë realizuan pavarësinë e Shqipërisë. Është momenti që të përulemi para veprës së tij.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme