Në Shqipëri sot borë e shi dhe ulje temperaturash

Në Shqipëri sot borë e shi dhe ulje temperaturash

24 janar 2019 09:11

Vranësirat e dendura do të jenë dominante deri në orët e mesditës.

Më të dendura paraqiten në zonat veriore-verilindore duke gjeneruar shira në zonat e ulëta ndërsa reshje dëbore do të bien në zonat malore.

Po ashtu, pasditja dhe mbrëmja mbeten në ndikimin e vranësirave, kryesisht në Rajonin Juglindor ku do të ketë dhe reshje por me intensitet të dobët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri 13°C.

Era do fryjë mesatare veri-qendër deri e fortë në Jug me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi lindor- verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme