Moti sot me borë dhe shi

Moti sot me borë dhe shi

24 January 2019 08:24

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të ndikohet nga fushat ciklonike me origjinë nga perëndimi dhe veriperëndimi i kontinentit.

Sipas institutit, kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë që mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore duke përfshirë gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/sec.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme