Qeveria nuk tregon nëse lidhi kontratë konfidenciale me avokatët Nice dhe Tromp për Specialen Foto: Alban Bujari / Koha

Qeveria nuk tregon nëse lidhi kontratë konfidenciale me avokatët Nice dhe Tromp për Specialen

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 24 January 2019 07:18

Vetëm pak kohë përpara se Qeveria të merrte vendimin për t’i lidhur dy kontrata në procedurë konfidenciale për qëllime që kishin të bënin me Gjykatën Speciale, në adresë të Avni Arifit, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, kishte mbërritur një shkresë nga avokati britanik, Geoffrey Nice, i cili ishte prokuror në Tribunalin e Hagës, në procesin gjyqësor kundër Slobodan Milosheviqit.

Ai kërkonte një borxh prej rreth gjysmë milioni euro, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ky komunikim shihet se gjatë kohës sa Hashim Thaçi ishte kryeministër, ishin kontraktuar dy juristë: Geoffrey Nice dhe Nevonka Tromp.

Mbështetur në shkresën e avokatit britanik, për periudhën prej nëntorit të vitit 2015 deri në fund të korrikut të vitit 2016, juristit Nice duhej t’i paguheshin 327.445,86 euro, kurse juristes Tromp 162.975,01 euro.

Kjo shumë është e përafërt me atë që, nëpërmjet procedurës konfidenciale, nga buxheti i alokuar për mbështetjen e të akuzuarve potencialë të Speciales, Qeveria e ka dhënë për dy subjekte juridike ndërkombëtare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme