Arbëri

Ymeri thotë se në Bruksel ka kërkesa që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet sa më shpejtë

Përfaqësuesi i PSD-së në delegacionin shtetëror të Kosovës për bisedimet me Serbinë,Visar Ymeri, ka thënë se në takimet që kishin në Bruksel kishte kërkesa që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt.

“Ka pasur sugjerim të themi ndoshta se do të kishte qenë mirë që ta mbyllim sa më shpejtë. Është përmendur edhe në takime”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë se ndërkombëtarët kanë kërkuar që marrëveshja të arrihet shpejtë, por “nuk kanë thënë që ajo vlen para cilësisë”.

“Jo çdo marrëveshje do të jetë e pranueshme, për delegacionin shtetëror, e sidomos për përfaqësuesit e PSD-së në delegacionin, jo çdo marrëveshje do të jetë e pranueshme", shtoi tutje ai.