Retorika për taksën, në mes të “shkrirjes së borës” e një veprimi “joevropian”

Kushtrim Kadriu Kushtrim Kadriu 23 January 2019 19:15

Kur bëhet fjalë për shkrirje bore, kryeministri Ramush Haradinaj është në një linjë me ish-kryenegociatoren, Edita Tahiri.

Teksa për Tahirin, fusnota do të shkrihej si fjollë bore, kur është fjala për taksën ndaj Serbisë, kreu i ekzekutivit kosovar po e përsërit faktin se bora një ditë do të shkrihet, raporton KTV.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është zotuar se taksa 100 përqind ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.

Përkrahje për taksën, qeveria ka marrë edhe nga njëri prej liderëve opozitarë, Albin Kurti.

Por, kundërshtimi vazhdon të rritet në Bashkimin Evropian. Eurodeputeti nga partitë e djathta, EPP, Eduard Kukan, ka thënë se ultimatumet e Prishtinës nuk janë formë evropiane e të funksionuarit.

“Ajo çfarë po bën Prishtina nuk është mënyra evropiane të vepruarit. Tani po thonë se e heqin taksën kur Serbia ta njohë Kosovën. Të vendosni ultimatum për të arritur atë që dëshironi, është gabim”, ka thënë Kukan.

Qeveria Haradinaj e ka vendosur taksën 100 % ndaj produkteve serbe, më 21 nëntor të vitit të kaluar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme