Kurti: Qeveria Haradinaj duhet të bjerë, taksa ndaj Serbisë të mbetet

Kurti: Qeveria Haradinaj duhet të bjerë, taksa ndaj Serbisë të mbetet

23 January 2019 17:59

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria Haradinaj duhet të bie sa më shpejtë, por taksa ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës të mbetet.

Kurti ka përsëritur se nuk e përkrah buxhetin e propozuar për 2019-n, duke e quajtur buxhet të “oborrit të qeverisë”.

Gjatë një deklarimi për media, në organizimin për 120-vjetorin e Lidhjes së Pejës, Kurti ka përsëritur kërkesën që sa më parë të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

“Taksa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë, nuk duhet të hiqet. Ne kemi insistuar ne parimin e reciprocitetit të plotë me Serbinë. Edhe në aspektin politik, por edhe në atë ekonomik dhe tregtar. Serbia neve na ka shumë borxh, ne nuk i kemi borxh Serbisë. Por, qeveria aktuale, ndonëse nuk e bëri taksën qind për qind si pjesë të reciprocitetit, si pjesë të një vizioni, më të menduar dhe më të përgatitur, megjithatë ajo assesi nuk duhet të zmbrapset prej këtij veprimi, por taksa duhet të mbetet qind për qind”, ka thënë ai, raporton KP. "Buxheti nuk duhet të kalojë, sepse ai është një buxhet i cili nuk e zhvillon ekonominë e Kosovës. Nuk e zbut pabarazinë dhe varfërinë në Kosovë. Përkundrazi, është buxhet i qeverisë dhe oborrit të saj. Ne kërkojmë sa më parë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo qeveri duhet të shkoj, mirëpo taksa ndaj Serbisë duhet të mbetet”.

I pyetur se kur janë gjasat që kjo qeveri të rrëzohet, ai tha se kryeministri është dashur tash e sa kohë të jap dorëheqje. Sipas tij, kjo qeveri është karakterizuar nga skandalet për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit. Madje, u shpreh i bindur se viti 2019 do të jetë vit zgjedhor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme