Opozita e habitur me besimin që Ahmeti e Limaj kanë ndaj Thaçit

Valmira Saraçi-Sahatçiu 22 janar 2019 19:07

Nëntë faqe në total janë ato që ekipi shtetëror për dialog ka marrë nga presidenti i Kosovës një ditë më parë, raporton KTV.

Aty janë të renditura temat për të cilat i pari i shtetit ka diskutuar nga qershori i 2018-s, në katër takime të zhvilluara në Bruksel.

Në faqen e katërt të këtij dokumenti të vogël të presidencës, është specifikuar se deri më tani, BE-ja dhe të dy shtetet e përfshira në këtë proces, nuk kanë prodhuar asnjë dokument të shkruar zyrtar i cili do të mund të konsiderohej si një draft fillestar për marrëveshje.

Por, LDK-ja thotë se një draft i tillë veç ekziston, e për këtë kanë marrë vesh nga vendet e QUINT-it.

Osmani thotë se ky ekip po i beson presidentit edhe më shumë se PDK-ja, e kjo po e habit edhe vetë presidentin.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, takimet e ekipit me presidentin tha se janë krejtësisht pa vlerë.

Ajo thotë të habitet me ata që po i besojnë presidentit, njeriut që, sipas saj, ka dëshmuar se di të bëjë gjithçka vetëm që ta shpëtojë vetën.

Haxhiu tha se Vetëvendosje nuk e pranon ekipin për dialog, ndërsa kundërshtimi për ta do të rritet dyfish.

Ka paralajmëruar kundërshtime, si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kemi23/01/2019 13:15

Për Thaçin mjafton që grupi i formuar po e dëgjon krejt çka po llamutit Thaçi ata veç Amin po bajn,ky grup i formuar i përngjan një grupi FËMIJSH të parashkollorve.Thaçi është i knaçur me kët grup sepse ai po i kryen punët në zanatin e vet deri sa ta dërgoje Serbinë në BE dhe ky e merr një çmim nga ndërkombtarët plus shpëton nga Gjykata speciale.

Shto koment

Të ngjashme