Sonte në Rubikon debat për takimin Kosnett-Veseli-Haradinaj

Sonte në Rubikon debat për takimin Kosnett-Veseli-Haradinaj

22 January 2019 16:46

Sonte në emisionin “Rubikon” të KTV-së, mund të ndiqni debatin partiak për takimin mes ambasadorit amerikan Philipp Cosnnet, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.

Çka ndodhi në takimin Kosnett, Veseli dhe Haradinaj? A ka ndryshuar qëndrim qeveria? A mund të vazhdojë dialogu pa heqjen e taksës? Si cilësohet pozicioni i presidentit karshi taksës? Çka iu dha dhe çka jo Ekipit Negociator nga dokumentet e presidentit Thaçi për dialogun?

Për këto dhe më shumë, sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin, diskutojnë, Uran Ismaili nga PDK-ja, Avni Arifi nga AAK-ja, Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja dhe Liburn Aliu nga VV-ja.

Rubikon kalohet ekskluzivisht vetëm në Kohavision.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme