Arbëri

Anëtari i Bordit të RTK-së konteston emërimin e Limanit u.d. të drejtorit

Anëtari i Bordit të RTK-së, Naim Gashi ka kontestuar legjitimitetin e emërimit të Mufail Limanit ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

“Sot në mbledhjen e bordit kanë qenë 2/3 qysh e parasheh ligji, por kandidati Mufail Limani nuk i ka marrë 2/3 po i ka marrë 6 vota nga 7 sa kërkon ligji. Unë konsideroj se emërimi i tij është bërë në mënyrë të paligjshme, pasi ligji e thotë të qartë se edhe drejtori edhe çdokush që zgjidhet në krye të RTK-së duhet t’i ketë 2/3”, ka pohuar Gashi.