Arbëri

Projektligji për paga rrit hendekun mes niveleve të ndryshme brenda sektorit publik

Foto: Koha / ilustrim

Projektligji për paga, i cili është në procedurë në Kuvend ka ngjallur pakënaqësi të shumta mes niveleve të ndryshme brenda sektorit publik, shkaku i rritjes së hendekut mes këtyre niveleve.

Grevat në arsim, shëndetësi dhe të tjerat të paralajmëruara, sipas deputetëve të partive opozitare, lidhen pikërisht me këtë projektligj, pasi siç kanë thënë krijon ndasi e jo barazi ashtu siç ishte menduar në fillim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Lidhur me këtë projektligj, Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka tri ditë që ka filluar një punëtori për të shqyrtuar Projektligjin në fjalë dhe për të analizuar kërkesat që kanë dalë nga sektorë të ndryshëm, në veçanti në atë të shëndetësisë dhe arsimit.

Deputeti Arban Abrashi, anëtar i këtij Komisioni nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë për gazetën se Ligji si i tillë ka shumë mangësi dhe se për këtë po punohet intensivisht. Por, sipas tij, ende nuk është arritur tek shtojca e koeficientet për kategori të ndryshme, megjithatë siç ka thënë ka mundësi që të ndryshohen dhe të ketë përafrim të koeficienteve sidomos për kategoritë që kanë hyrë në grevë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)