Të martën, vranët e shi

Të martën, vranët e shi

21 janar 2019 20:32

Nesër, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Reshje të intensitetit mesatar priten vetëm në perëndim dhe veriperëndim të vendit. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales.

Në mëngjes pritet të ketë mjegull e cila në disa lokalitete mbetet e qëndrueshme.

Edhe ngrica të dobëta parashihen në shumë zona, kryesisht në rrugë dytësore dhe të pakryposura.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme