Arbëri

Lamtumira për Rugovën, përmes fotografive të Kohës Ditore

Sot janë bërë 13 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006 në rezidencën e tij në lagjen Velania të Prishtinës.

Shumë njerëz bënë homazhe për tre ditë në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa varrimi u bë më 26 janar. Ceremonia mortore u zhvillua në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Pavarësisht se temperaturat ishin shumë të ulëta, numri i qytetarëve që morën pjesë në varrim ishte shumë i madh. Rugova u varros te varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania.

Gjithë ceremoninë lamtumirëse për Rugovën mund ta shihni edhe përmes fotografive të Kohës Ditore. Fotografitë u realizuan nga Alban Bujari dhe Driton Paçarada.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut.

{gallery}