Arbëri

Shi dhe borë sot në Shqipëri

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat jugore-juglindore, ku do të ketë edhe reshje të pakta shiu dhe dëbore.

Pasditja dhe nata vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 në 16 gradë.