Daçiqi “konfirmon” çnjohjen nga Palaui, thotë se së shpejti numri i njohjeve do të bjerë në 96 Foto: Tanjug / ilustrim

Daçiqi “konfirmon” çnjohjen nga Palaui, thotë se së shpejti numri i njohjeve do të bjerë në 96

20 janar 2019 14:28

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Republika e Palauit e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një deklaratë për televizionin serb “Pink”, Daçiqi ka thënë se presidenti i Palauit ka arritur në Beograd dhe nesër do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Do t’ju lusja që përfundimet t’i merrni vet. Pacolli i ka shkruar presidentit të Palauit posa ka dëgjuar dhe unë nuk do të doja të përkeqësoja interesat tona, ta kryejmë punë fillimisht”, ka thënë Daçiqi, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se është ende herët nëse edhe Saint Kitts dhe Nevis do të tërheqë njohjen, por, sipas tij, “ka gjasa që kjo të ndodhë”.

“Edhe fëmijët e mi më pyesin shpesh se ku gjenden shtete të caktuara, por ato shtete kanë të drejta të barabarta [në OKB] sikurse Kina. Unë rregullisht ua tregoj hartën të gjithëve kush e ka njohur Kosovën e kush jo. Kur shikoni territorialisht, jemi në përparësi të madhe”, ka shtuar Daçiqi.

Shefi i diplomacisë serbe shtoi se pret që muajve të ardhshëm, numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën të bie në 96.

Fatmir Haxholli, këshilltar politik i ministrit Behgjet Pacolli, thënë për KTV-në se këto janë pretendime të shtetit serb për ta dëmtuar Kosovën.

“Në momentin që hapet perspektiva e aplikimit për anëtarësim në OKB, ne do ja bashkëngjesimin aplikacionit edhe njohjet dhe pastaj, le të shohim se a do të mund të shërbehet Serbia me praktika dhe dokumente skandaloze që ajo i quan çnjohje”, ka thanë Haxholli. “Çnjohja si koncept dhe si praktikë nuk ekziston në marrëdhënie mes shteteve, dhe kushdo që pretendon ndryshe, shkel me dy këmbët ligjin dhe të drejtën publike ndërkombëtare. Serbia po shërbehet më këtë temë me qëllim të ndërtimit të një narracioni të rrejshëm, të cilin synon ta shfrytëzojë si kartë për koncesione në dialog”, ka thënë Haxholli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kosovar21/01/2019 13:18

Kjo deshmon deshtimin e Kosoves ne planin e politikes se jashtme. Kosova duke angazhuar personalitete jo adekuate ne poste te rendesishme ku pastaj si pasoje zingjirore vije edhe i tere ekipi i Ministrit te puneve te jashmte si personel jo adekuat ne kete fushe. E kam cek edhe ne komente te mehershme qe serbia para se te niset ne mision diplomatik studion te gjitha vecorit e ati shteti si ato pozitive po edhe ato negative, lidhjet e ngjushta lidhjet a lekundura me shtete te ndryshme perndryshe Palau ka po te njejten histori si edhe ne ku ishulli i tyre eshte pushtuar nga spanjollet, anglezet, gjermanet, japonezet, amerikanet ku me keta te fundit kan mardhenje shume te lekundura. O minister, duhet te punesosh njerez qe ja kan anen kesaj pune e jo njerez nga radhet partiake se Kosova nuk ka kohe per keto gjana Turp te kesh

Shto koment

Të ngjashme