Arbëri

Deri në gjashtë muaj pritje për gastroskopi dhe kollonoskopi në QKUK

Pritjet për gastroskopi apo kollonoskopi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shkojnë deri në gjashtë muaj. Aparatura e re e gastroskopisë dhe kollonoskopisë është blerë në gusht të vitit të kaluar. Megjithatë, ajo nuk e ka zvogëluar listën e pritjes së pacientëve, shkruan sot Koha Ditore.

Me aparaturën e re në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hematologji kryhen dy funksione: incizimi i pjesës së sipërme të zorrëve – gastroskopia, edhe incizimi i pjesës së poshtme - kollonoskopia.

Drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, Zaim Gashi, ka thënë se kjo listë e gjatë e pritjes është për shkak se në këtë klinikë janë duke punuar vetëm me një aparaturë.

“Nëse punohet me një aparat kjo listë e pritjes është normale, për arsye se ata që punojnë me katër ose pesë aparate e kanë listën e pritjes prej dy deri në tre muaj. Këtë aparaturë po duhet ta lëvizim prej një salle në sallën tjetër dhe bartja e kësaj aparature nga një vend në tjetrin mund të krijojë defekte pas një kohe”, ka thënë Gashi. [Më gjerësisht lexoni sot gazetën Koha Ditore]