Arbëri

Një paciente dyshohet se vdiq nga dëmtimi i arteries gjatë ekzaminimit në QKUK

Descriptive Text

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës do të përballet me hetimin për tri vdekjet brenda dy javëve të para të vitit 2019. Tri familje kosovare pretendojnë që familjarët e tyre gjatë trajtimit në njësitet e ndryshme të SHSKUK-së janë neglizhuar dhe si pasojë e neglizhencës ka ndodhur vdekja e pacientëve. Në dy raste Prokuroria e Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka nisur hetimet, e për rastin e tretë familja thotë se javën e ardhshme do të bëjë kallëzim penal, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas familjarëve, në të tri rastet ka pasur trajtim joprofesional, neglizhencë e në njërin rast edhe mashtrim.

Për njërën nga pacientet mjekët në Spitalin e Pejës kanë dyshuar që mund të këtë infarkt. E kanë referuar për në QKUK. Në QKUK i është bërë koronarografia, përmes së cilës do të vërtetohej nëse i kishte arteriet e mbyllura, rrjedhimisht nëse kishte nevojë për stenta. Është konstatuar se kjo grua nuk ishte e sëmurë nga zemra, por gjatë kësaj metode të konstatimit është dëmtuar arteria. Dëmtimi i arteries nuk është trajtuar nga askush, sipas njërit nga mjekë që është marrë me rastin, më pas, sipas tij, kjo ka bërë që trupi i saj të përfshihet nga gjakrrjedhja që, sipas këtij mjeku, ka rezultuar me vdekje. [Më gjerësisht lexoni sot gazetën Koha Ditore]