Hyseni thotë se e kaluara e tij në PDK nuk do të ndikojë në punën në KPK

Kushtrim Kadriu Kushtrim Kadriu 18 janar 2019 20:46

Ish-deputeti i PDK-së, tash e tri ditë, është zgjedhur në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ndonëse me të kaluar politike, Bahri Hyseni nuk e konsideron politike zgjedhjen e tij kryesues të KPK-së.

Ky fakt, sipas Hysenit, nuk do të ndikojë në punën e tij, pavarësisht se për një periudhë të gjatë i shërbeu PDK-së, raporton KTV.

Hyseni, protagonist në aferën e përgjimeve “Pronto”, në një bisedë me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i thotë se ai nuk ka konkurruar për anëtar të Bordit të KOSTT-it.

E, fjalën shef, sikurse i referohej Grabovcit, thotë se e ka shprehi të përditshme.

Ndërkaq, për punën e tij të deritashme si prokuror, Hyseni nuk kurseu lëvdata për vete.

Hyseni u zgjodh kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës me 10 vota për dhe asnjë kundër, të anëtarëve të Këshillit Prokurorial.

Pas publikimit të audios, me një fjalim të tij anglisht në KTV, ai e pranon se me gjuhën angleze qëndron dobët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme