Arbëri

Vuçiq: Pa Rusinë s’ka vendim për Kosovën

Pa Rusinë dhe për shkak të fuqisë së Rusisë në Këshillin e Sigurimit, është e qartë se kurrfarë zgjidhjeje për problemin e Kosovës nuk do të ketë. Para çdo zgjidhjeje të problemit të Kosovës do të këshillohem me kryetarin Putin, ka thënë për gazetën Politika kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ka shtuar se Rusia ndan shqetësimin me udhëheqjen dhe qytetarët serbë lidhur me çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net.

„Frikësohem se disa njerëz nuk janë të gatshëm për kompromise. Ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë ato, por, po e përsëris, këtë ia kam thënë edhe Putinit, askënd nuk do ta lejojmë ta poshtërojë Serbinë”, ka thënë Vuçi qi cili në vazhdim ka paralajmëruar se zgjidhej nuk do të ndodhë shpejt.

„Ne tërë kohën flasim për zgjidhje, të gjithë kanë dëshirë të flasin për zgjidhje dhe i duan lajmet e mira. Por unë jam realist, nuk jam optimist dhe flas për zgjidhjen. Në këtë moment n nuk po e shoh. Shpresojmë, por nuk mendoj se ajo është afërt” ka theksuar Vuçiq.