Arbëri

Nga Beogradi paralajmërohet edhe një çnjohje për Kosovën

Foto: Koha

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se të hënën, më 21 janar, edhe një vend mund ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, përcjell b92.

Duke theksuar se Beogradi ia doli ta kthejë çështjen e Kosovës “si si temë kryesore të rendit të ditës", Daçiq ka thënë se “Sergei Lavovi dje i kishte thënë se për Beogradin është “sukses historik që 12 vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës".

Daçiq nuk ka treguar se cili shtet do të jetë ai që mund ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

"Të gjithë e dinë se na kanë kërkuar që t’i suspendojmë aktivitete tona për gjashtë muaj e ata të na i heqin taksat që na i kanë vënë. A vlen kjo edhe për Amerikën se do të pushojë së lobuari? Në Këshillin e Sigurimit kanë thënë se “i ftojmë të gjitha vendet ta njohin pavarësinë e Kosovës “. Ne s’e kemi pranuar këtë. Nesër i vazhdojmë bisedat e mëtejshme, të hënën mund të pritet që edhe një vend ta tërheqë njohjen”, citohet të ketë thënë Daçiq.