Arbëri

Sipas Klinakut shumica e të ftuarve në Gjykatën Speciale janë në cilësinë e të akuzuarit

Ftesat për Gjykatën Speciale ende mbesin të paqarta se në çfarë cilësie thirren dhe kjo edhe pas një jave që kjo Gjykatë veçse ka filluar punën.

Sipas Avni Klinakut nga Lëvizja për Bashkim, një pjesë dërrmuese e atyre që do të ftohen dhe për të cilët do të merret vesh në media, do të jenë në cilësinë e të akuzuarit meqë shumë nga dëshmitarët janë të mbrojtur dhe mundësitë që edhe ftesat publike të jenë për dëshmitarë janë të vogla.

“Shumica dërrmuese e këtyre do të jenë në cilësinë e të akuzuarit mirëpo mendoj që prej Gjykatës Speciale nuk ka me dal shumë, nuk ka me pas dënime të mëdha meqë është kriju në rrethana të caktuara politike”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Sipas tij, kjo është bërë për t’i treguar Serbisë se, “ne do ta gjykojmë e do ta dënojmë edhe UÇK-në por ju duhet të pajtoheni dhe ta pranoni Kosovën”.