Transformimi i FSK-së nuk ndikon në mandatin e NATO-s në Kosovë Foto: Koha

Transformimi i FSK-së nuk ndikon në mandatin e NATO-s në Kosovë

Augustin Palokaj Augustin Palokaj 17 janar 2019 07:00

Situata në Kosovë dhe operacioni i KFOR-it që udhëhiqet nga NATO-ja ka qenë njëra prej temave të takimin e 180 me radhë të Komitetit ushtarak të NATO-s, të zhvilluar në Bruksel në nivel të shefave të Mbrojtjes, apo më saktësisht të shefave të shtabeve të përgjithshme të ushtrive të vendeve anëtare.

Në këtë takim, që i paraprin takimit të ardhshëm të ministrave të Mbrojtjes, janë diskutuar shumë çështje që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve ushtarake të Aleancës, në mënyrë që ajo të përballet me sfidat e sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.

Temat ishin prej sigurisë kibernetike, raporteve me Rusinë, situatës në Ukrainë e deri tek misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë.

Shefi i Komitetit ushtarak të NATO-s, Mareshali Stuart Peach, ka thënë pas takimit të këtij trupi më të lartë ushtarak të NATO-s në nivel të shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve anëtare se kanë marrë në dijeni marrëveshjen, sipas së cilës duhet të rishqyrtohet niveli i angazhimit të NATO-s me FSK-në në rast të evoluimit të mandatit, porse, sipas tij, kjo nuk do ta ndryshojë praninë e NATO-s në Kosovë, që është në bazë të Rezolutës së OKB-së....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme