
Mustafa: LDK në asnjë variant s’bëhet pjesë e Qeverisë dhe e Ekipit negociator
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij në asnjë variant dhe me asnjë kusht s’do të bëhet pjesë e qeverisë Haradinaj.
Ai ka thënë se LDK-ja s’do të bëhet as pjesë e Ekipit negociator.
“LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Lexo edhe:
Komentet
dani21/01/2019 13:26
Po more zotri a smendoni qe kjo asht per te miren e Kosoves per tu ba bashk e me perfundu njiher e per gjithmon me serrboqetniket ket dialog,po sikur se shifet ju nuk keni guxim per te marr vendime te mdhama mir mshilne gojen e mos llamatitni si langojt bile.